Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti sonte në “Rruga drejt” theksoi rëndësinë e interpelancës duke thënë se është metodë demokratik.
“Interpelanca është metodë demokratike, nuk është e zakonshme ta bënë një deputet i qeverisë ndaj qeverisë, por duhet që ta iniciojë opozita”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.
Ai shtoi se në rast të një interpelance do të shihet se Izet Mexhiti a e ka ‘bluff’, apo do të votonte për shkarkimin e ndonjë ministri. /Alsat.mk