mexhiti i pergjigjet seles ju me gjykatesit maqedonas e shfuqizuat balancuesin ne sollem ligjin per perfaqesim te drejte 685c0964a04a7

Mexhiti i përgjigjet Selës: Ju me gjykatësit maqedonas e shfuqizuat balancuesin, ne sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë

June 25, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili e akuzoi qeverinë se me Ligjin për përfaqësim të drejtë po minohet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë.

“Balancuesi është shfuqizuar në qeverinë e kaluar ku ka qenë edhe vetë Ziadin Sela. Të gjithë ministrat dhanë pëlqim për shfuqizimin përmes Strategjisë për Reformë të Administratës. Madje, edhe ministrat shqiptarë ishin në një vijë me gjykatësit maqedonas të Gjykatës Kushtetuese që e hoqën balancuesin,” tha Mexhiti.

Ai theksoi se, ndryshe nga ata që vetëm e kanë vajtuar balancuesin, qeveria aktuale e ka zëvendësuar me një zgjidhje ligjore të mirëfilltë: “Ja ku është Ligji! E sollëm në qeveri dhe do të kalojë në Komisionin e Venecias, do ketë debat publik dhe më pas edhe diskutim në Kuvend.”

Mexhiti kujtoi se edhe vetë ASH, gjatë fushatës “Pse jo për kryeministër shqiptar”, kishte premtuar zgjidhje ligjore për balancuesin, por nuk kishte guximin të fliste për një ligj të posaçëm: “Ne, që në vitin e parë të qeverisjes, po mbyllim një çështje që duhej zgjidhur që në vitin 2003, sollëm Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brad pitt nuk kam pasur kurre pervoje me nje burre 685c052abd4e3
Lajmi i mëparshëm

Brad Pitt: Nuk kam pasur kurrë përvojë me një burrë

mickoski paralajmeron investim mbi 200 milione euro ne shendetesi me mbeshtetje nga britania 685c0e4df29d5
Lajmi i radhës

Mickoski paralajmëron investim mbi 200 milionë euro në shëndetësi, me mbështetje nga Britania

Të fundit nga

ShkoLartë