Brad Pitt: Nuk kam pasur kurrë përvojë me një burrë

June 25, 2025
1 minut lexim

Aktori hollivudian, Brad Pitt, ka surprizuar ndjekësit me një deklaratë të drejtpërdrejtë gjatë një interviste në podcast-in “Armchair Expert” të Dax Shepard.

I pyetur për jetën e tij personale, Pitt u shpreh me sinqeritet se nuk ka pasur kurrë një ‘përvojë me burrë’.

“Nuk kam pasur kurrë një përvojë me një burrë”, tha 61-vjeçari.

I njëjti shtoi: “Jam pak me vonesë, por nëse do ta kisha bërë – nuk do të ishe ti ai që do të vinte”.

Ai vijoi me ironi, duke thënë se Shepard do të ishte “i 14-ti apo i 15-ti në radhë” në një listë imagjinare për përvoja të tilla.

Pjesa u prit me të qeshura në studio, me Shepard që e mori gjithashtu me sportivitet, duke i kthyer me të njëjtin ton: “Do të duhet të përgatitesh mirë për mua”.

Edhe pse deklarata ishte pjesë e një momenti humoristik, ajo ka tërhequr vëmendje të madhe në media dhe rrjete sociale, pasi vjen nga një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë botërore dhe që rrallë flet kaq hapur për jetën personale. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

ASH kërkon llogari: Mickoski premtoi 12 mijë punësime – ku janë shqiptarët?

Të fundit nga

​Shitjet e Tesla vazhdojnë rënien në Evropë

Shitjet e Tesla në gjithë Evropën po vazhdojnë të bien, edhe pse kërkesa për vetura elektrike është në rritje. Të dhënat më të fundit tregojnë se Tesla shiti tetë mijë e shtatëqindenjëzetenëntë
ShkoLartë