Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputeti i kësaj partie, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka thënë se kyçja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, do të shkaktonte destabilizim tek BDI-ja dhe partitë tjera në pushtet. Në këtë intervistë, Mexhiti thotë se hyrja e partisë së Taravarit në pushtet nuk është çështje strategjike dhe sipas tij, do ta eliminonte opozitën shqiptare.
“Reagimi jonë është parimor. Mendoj se në këtë moment, në këtë situatë, në këto rrethana vlerësojmë se nuk ka hapësirë për kyçjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Jo që nuk mundet, mund të hyjnë por ne japim mendimin tonë sepse në mënyrë të panëvojshme mund të krijojë destabilizim brenda BDI-së, mund të krijojë destabilizimin tek Alternativa, tek LSDM-ja. Pra, duke pasur një qeveri stabile që ka funksionuar më herët me 62, tash ka 64 deputetët, nuk ka asnjë pengesë në funksionim pra, kyçja e Aleancës mund të krijojë një destabilizim brenda tre subjekteve. Kështu që, siç thotë populli “duke dashur t’i rregullojmë vetullat, mund t’i heqim sytë”. Në asnjë moment nuk ka të bëjë me politika strategjike, me vendime strategjike, apo me proceset integrues sepse larg jemi numrit 81, për ndryshimet kushtetuese. Poashtu e dijmë që Aleanca edhe publikisht, edhe çdo deputetë shqiptarë, pavarësisht subjektit që i takon kur vijnë çështjet strategjike, integrimet, pa hamendje votojnë pro. Pra, ky argument nuk mbanë dhe mendoj se më tepër ka të bëjë me politikë ditore, politikë të inateve apo thënë me fjalë popullor “Për inatë të resë vdekë djali”. Pra, nuk shoh ndonjë arsye strategjike, momentum për kyçjen e Aleancës për Shqiptarët. Poashtu, këtu e kam parasysh që kjo do të ndikonte drejtpërdrejt për ta dobësuar opozitën shqiptare dhe duke u thirrur në deklaratat e kryetarit tonë Ahmeti, i cili publikisht e ka cekë disa herë se është mirë që tek shqiptarët, si tek maqedonasit, të ketë një parti të fuqishme në pozitë dhe opozitë. Dhe kyçja e opozitës shqiptare një vit para zgjedhjeve në Qeveri e dobëson e eliminon opozitën shqiptare dhe kjo mendoj që nuk është e shëndetëshme, pra nuk i ndihmon proceve demokratike, qoftë opozitare, qoftë brenda BDI-së”, ka thënë mes tjerash Mexhiti për gazetën LAJM.
Burimi:________