Sonte në “Rruga drejt” me Adrian Kerimin i ftuar ishte Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në BDI, hapat e ardhshëm të “grupit të zjarrit”, takimi me kreun e partisë Ali Ahmeti, bashkëpunimi me Danella Arsovskën dhe shumë tema të tjera.
I pyetur për Artan Grubin, Mexhiti tha se Grubi është shumë i ngarkuar, si sekretar partie, zv.kryeministër, etj, prandaj sipas tij edhe vërejtja e tyre qëndron.
“Kush do qoftë të jetë, jo Artan Grupi, por kushdoqoftë nuk mundë të jetë edhe sekretar i organizativ edhe zv.kryeministër, kompetent për projektet, të meret me koncerte, me mediat, është absurde”, theksoi Mexhiti. /Alsat.mk