Mexhiti: Grubi dhe Osmani gënjejnë! Stoillkoviq do të udhëheq me ministrinë përgjegjëse për popujt ndër 20% në RMV

min lexim

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka akuzuar Artan Grubin dhe Bujar Osmanin e BDI-së se po e gënjejnë dhe manipulojnë popullin kur thonë se Ivan Stoillkoviq po bëhet ministër përgjegjës për Marrëveshken e Ohrit.

Sipas Mexhitit Stoilkoviq do të udhëheq me Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, dikaster ky përgjegjës për popujt jo shumicë, përkatësisht ndër 20% në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky është reagimi i plotë i Mexhitit:

Mos manipuloni!

Makineria propagandistike e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ndalet! Ata populli i dënoi me votë për shkak se në vend se të bëjnë punë, talleshin me shqiptarët dhe luanin futboll nëpër zyrat e minisrtive. Tani, nga dëshpërimi, në prag të formimit të qeverisë së re, Artani dhe Bujari, bashkë me megafonët e tyre, po shtrembërojnë të vërtetën dhe po përhapin dezinformata.

Nuk e merr Ivan Stoilkoviqi Ministrinë për sistem politik dhe as për Marrëveshjen e Ohrit! Stoilkoviqi është propozuar Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa kjo Ministri që është themeluar në vitin 2008, deri vonë kishte në ingerenca mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e grupeve etnike më të vogla se 20%, pra, ingerenca në avancimin e të drejtave të turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të tjerëve.

Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Si popull i dytë shumicë, shqiptarët përfaqësohen me më shumë ministri dhe portofole në kabinetin qeveritar. Ndërsa me riorganizimin e ministrive të cilin e votoi edhe BDI-ja, edhe kjo Ministri e 20 përqindëshit për të cilën flasin Artani dhe Bujari do të pësojë transformim.

Prandaj, mos u merrni me dezinformatat dhe shtrembërimin e fakteve të cilat i prodhojnë laboratoret propaganduese të Artanit dhe Bujarit. Qeveria e re do të kompletohet së shpejti. VLEN do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes. Politika e vjetër e demagogëve po shkon në histori. Po vjen politika e re e punës dhe pëgjegjësisë ndaj institucioneve dhe qytetarit.

Story i mëparshëm

Kur hapet Ura e Ibrit? Flet Veton Elshani

Story i radhës

Zeqiri: Mickoski konfirmoi betejën kundër shqiptarëve dhe servilizmin e VLEN

Të fundit nga