Mexhiti: Gjysma e ministrave janë shqiptarë ndërsa investimet bëhen te maqedonasit!

December 3, 2022
min lexim

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, nuk është i kënaqur aspak nga puna e ministrave shqiptarë në Qeveri. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se të gjitha investimet kapitale qeveria i bën në zonat e banuara me maqedonas, ndonëse se gjysma e ministrave në kabinetin e Kovaçevskit janë shqiptarë.

“Raporti dhe revizioni i raportit në të cilin kam marrë pjesë edhe unë, tregon se këtu nuk kemi të bëjmë me hatër mbetje, me “sueta” apo çështje personale. Në asnjë moment nuk kemi kërkuar që të hiqet dikush nga ekzekutivi dhe të zëvendësohet më dikë prej “grupit të zjarrit”, janë vërejte parimore, janë vërejte rreth ideologjisë, rreth strukturimit, rreth organizimit brenda BDI-së. Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë deri më tash nuk kanë patur pushtet më të fuqishëm, duke u nisur nga kryetari i Parlamentit, gjysma e ministrave në Qeveri janë shqiptarë, duke u nisur se 80% e resorëve ekonomik janë shqiptarë dhe përkundër këtij pushteti të fuqishëm që e ka BDI-ja rezultatet dhe efektet janë shumë të dobëta. Rezultatet janë katastrofale sa i përket investimeve kapitale, fatkeqësisht prej një potenciali investues që është diku prej 350 deri 400 milion euro të çdo buxheti të RMV-së në vit, shqiptarët marrin shumë pak nga kjo. Meqë kanë shumë dëshirë të preken tek projektet infrastrukturore, këtë e vërteton edhe deklarata e kryeministrit Kovaçevski para dy tre ditëve në një tribunë në Maqedoninë Lindore, ku ai deklaroi publikisht që nuk ka mbetur rrugë dhe rrugicë në Maqedoninë Lindore pa u asfaltuar, ndërsa tek ne janë ëndrrat, janë dëshirat, rruga Shkup-Bllacë, Korridori 8, por të pa realizuara ndërsa realizimet janë në pjesën e Maqedonisë Lindore, ose në vendbanimet maqedonase. Nëse e marrim përfaqësimin adekuat edhe këtu kemi një politikë regresive, nuk është as për së afërmi përfaqësimi adekuat nëse e krahasojmë me Qeveritë e kaluara, kur nuk e kemi patur Ministrinë e Financave, kur ka qenë Sekretariat dhe nuk ka qenë Ministri për Sistem Politik. Kemi pushtet të fuqishëm edhe te përfaqësimi adekuat, nëse ja shtojmë edhe “balancerin”, ku është keqpërdorur dhe një pjesë e maqedonasve janë paraqitur si shqiptarë atëherë del që edhe këtu çalojmë. Tek decentralizimi nuk ka asnjë lëvizje brenda këtyre Qeverive, as në këto dy vitet e fundit gjuha shqipe edhe pse ka ligj të gjuhës shqipe, edhe pse ka agjension, ka inspektorat nuk është në zbatim, nuk zbatohet ligji i cili është sjellur, duke filluar nga Qeveria, sekretariatet dhe mëposhtë. Në cilën do fushë që e analizojmë dalin rezultate larg dëshirave, mundësive dhe potencialit që e ka BDI-ja në këtë ekzekutiv. Vërejtjet tona janë parimore, vëretjet tona bazohen në fakte dhe argumente dhe ne tregojmë se në këso rezultate kur jepet llogaridhënia dhe nuk ka rezultate kërkojmë ndryshime, ndryshime që do e fuqizojnë BDI-në, do e fuqizojnë pjesëmarrjen e shqiptarëve në Qeveri dhe do vijmë në një situatë ku e përmirësojmë vetveten para se të na përmirëson qytetari apo populli në ditën e votimit”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Holandë – SHBA; vjen ora e së vërtetës

Story i radhës

Inteligjenca britanike zbulon objektivin e radhës të forcave ruse

Të fundit nga

ShkoLartë