Zv/kryeministri Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook ka deklaruar se gjuha shqipe nuk është cenuar, por se cenohet pasuria e paligjshme e, siç thotë ai “klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve”
“U djeg loja!
Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO!
Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO!
Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO!
Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG.
Rrini rahat!”, ka shkruar Mexhiti.
Burimi: alfax.mk