Gjatë vizitës së sotme në Strugë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me ministra, zëvendësministra dhe deputetë të kësaj partie, është takuar me qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Një moment interesant i kësaj vizite ishte bashkëbisedimi me biznesmenin strugan Gajur Lloga, i cili gjatë mirëseardhjes i tha Mexhitit se politikanët zakonisht i vizitojnë qytetarët para zgjedhjeve, ndërsa ai vjen edhe pas zgjedhjeve.
Në përgjigje të kësaj, Mexhiti i është drejtuar biznesmenit me një mesazh të qartë, duke theksuar se nuk priten zgjedhje të parakohshme.
“Rrini rehat se nuk ka zgjedhje të parakohshme, punoni dhe zhvilloni bizneset tuaja sa më shumë”, i tha Mexhiti biznesmenit strugan.
Bashkëbisedimi u zhvillua në kuadër të vizitës së delegacionit të VLEN-it në Strugë, ku vëmendje iu kushtua edhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfaqësuesit e biznesit.
Burimi: alfax.mk


