Moderatorja e njohur, Luana, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të ekranit shqiptar.
Ndonëse ka kohë që nuk është shfaqur me një emision televiziv, publiku duket se ende e kujton me nostalgji dhe kërkon rikthimin e saj.
Së fundmi, Luana ka ripublikuar në InstaStory një postim të një fansi, i cili i ka drejtuar një pyetje lidhur me mungesën e saj në televizion.

Në fotografinë e shpërndarë, ndjekësi shihet duke kërkuar në ekran sezonet e kaluara të emisionit “Shiko Kush LUAN”, ndërsa krahas saj ka shkruar:
“Kur do fillosh me emision si SHIKO KUSH LUAN sepse na ke lënë pas dore gati 2 vite e gjys”.
Në të njëjtin postim, fansi ka vlerësuar edhe suksesin e formatit, duke e cilësuar si një nga emisionet më të shikuara në Shqipëri dhe Ballkan, si dhe një ndër më të bukurit në historinë e televizionit.
Reagimi i Luanës nuk ka munguar. Ajo i është përgjigjur këtij dedikimi me fjalët:
“Jeni çmenddd”, duke lënë të kuptohet se gjithë kjo dashuri dhe nostalgji nga publiku e ka prekur.
Ndërkaq, siç kemi konfirmuar më herët, Luana do të rikthehet në ekran në muajin janar, me formatin e shumëpritur “Shiko Kush LUAN”.
Kështu, fansat nuk do të kenë nevojë të presin edhe gjatë për ta parë sërish moderatoren në krye të këtij spektakli.
Pas këtij rikthimi, mbetet të shihet se çfarë surprizash do të sjellë sezoni i ri i emisionit.
Burimi: botasot.info

