vlen i dhe lsh ja perplasen per provimin e jurisprudences kadriu mbron propozimin zeqiri e quan me keq se zgjidhje gjysmake 6afb2b8dcd17d

VLEN-i dhe LSH-ja përplasen për provimin e jurisprudencës: Kadriu mbron propozimin, Zeqiri e quan “më keq se zgjidhje gjysmake”!

November 16, 2026
min lexim
Arber Kadriu LajmTV

Polemikë mes Arbër Kadriut nga VLEN-i dhe Arben Zeqirit nga Lidhja Shqiptare lidhur me propozimin për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Kadriu kundërshtoi kritikat ndaj propozimit, ndërsa Zeqiri e cilësoi atë si një zgjidhje edhe më të keqe se gjysmake, duke pretenduar se gjuha shqipe po barazohet me gjuhët e tjera në vend

Arbër Kadriu – VLEN: Po mirë, nëse Vleni nuk do të ishte në pushtet, kush do të vinte? Kush do të bënte koalicion me VMRO?

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Ju nuk jeni në qeveri për ta pare.

Arbër Kadriu – VLEN: Neve jemi tash pjesë qeverisë. Të themi hipotetikisht, nëse Vleni nuk do të shkonte në qeveri me VMRO, kush do të vinte?

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Do të ishin ata për të cilët ju thoni se janë njëjtë si ju.

Arbër Kadriu – VLEN: Kush ata?

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Po do të ishte BDI-ja dhe Fronti Evropian, po.

Arbër Kadriu – VLEN: Problemi kryesor të ne ka qenë me BDI-në, e cila ka lënë shumë ngecje, ka lënë shumë gropa gjatë këtij procesi gjatë.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Dhe problemi më i ri tash është vini ju dhe vazhdoni të njëjtën retorikë dhe ju thoni edhe ne do të vazhdojmë si BDI me zgjidhje gjysmake.

Arbër Kadriu – VLEN: S’është vërtetë. Nuk është e vërtetë.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Po ashtu është zgjidhja.

Arbër Kadriu – VLEN: Mirë, 80 përqind të duket gjysmake?

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Gjysmake është.

Arbër Kadriu – VLEN: Atëherë hajde të bazohemi…

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: A dini pse është gjysmake? Bile do ta korigjoj vetëm, do të jemi autokritik, do të jemi autokritik. Jo unë jam Është edhe më keq se gjysmake. Okej. Se bëra gabim.Nuk është gjysmake. Është edhe më keq se, se gjysmake.

Arbër Kadriu – VLEN: Ja, s’mund themi që është më keq gjysmake.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Është më keq. Ja do ta sqaroj pse është më keq. Kryeministri Mickoski, kur e sqaroi, kur e arsyetoi propozimin, tha që pjesa teorike do të jetë dy provime pjesës praktike do të jenë në gjuhën maqedone, ndërsa pjesa teorike dhe 10 lëndët e tjera do të jenë në tre gjuhë në të cilat kryhen studimet.

Arbër Kadriu – VLEN: Këtë e dimë.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Që do të thotë në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze. Në këto gjuhë zhvillojnë studimet në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të thotë se gjuha shqipe tani barazohet me gjuhën e një minoriteti, një a po dy për qind.

Arbër Kadriu – VLEN: Po i kanë lodh njerëzit pjesë, po i kanë Jo,

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Po jo, bashk i kemi lodh, se edhe ju e keni thënë më herët. (intervisten mos e prek vetem me nxjerre koke lajmi – Hyrje me dy fjali)

Arbër Kadriu – VLEN: E keni thënë më herët. Dhe po potencoj vazhdimisht.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Po tani po e bëni të njëjtën. E barazoni gjuhën shqipe me gjuhën turke.

Arbër Kadriu – VLEN: S’është vërtetë.

Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Dhe edhe më keq se kaq. Se nuk kam asgjë kundër komunitetit turk. Barazoni gjuhën shqipe me gjuhë të huaj.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be miraton bashkimin e madh bankar 6afb2b37e539b
Lajmi i mëparshëm

BE miraton bashkimin e madh bankar

luana ua kthen pergjigjen fansave rikthimi i saj do te vije shpejt 6afb2b9336d8a
Lajmi i radhës

Luana ua kthen përgjigjen fansave, rikthimi i saj do të vijë shpejt

Të fundit nga

BE miraton bashkimin e madh bankar

Italia UniCredit ka marrë miratimin e pakushtëzuar të BE-së për blerjen e Commerzbank të Gjermanisë, njoftoi sot Komisioni Evropian. Në mesin e tetorit, UniCredit njoftoi se kishte marrë miratimin nga organi mbikëqyrës
ShkoLartë