lista studentore publikon programin e saj politik kosova eshte pjese e serbise 6afb46c0c699a

Lista Studentore publikon programin e saj politik: “Kosova është pjesë e Serbisë”

November 16, 2026
1 minut lexim

Lista fituese e Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, ka publikuar programin mbi politikat e brendshme dhe të jashtme, sipas të cilave qeveria e re në Beograd nuk do ta njohë Kosovën shtet dhe nuk do të lejojë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Në pjesën e programit për Kosovën thuhet se “do të ndjekim penalisht të gjithë përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për të gjitha veprat e mundshme kriminale që lidhen me përfundimin dhe zbatimin e marrëveshjeve jokushtetuese në dëm të Serbisë: të gjitha marrëveshjet duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë, dhe zbatimi i çdo dispozite jokushtetuese të çdo marrëveshjeje të përfunduar është i papranueshëm”.

“Ne do të bëjmë një përpjekje të veçantë për të përmirësuar pozicionin e serbëve në Kosovë, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, si në gjashtë komunat me shumicë serbe, ashtu edhe në vendet me një popullsi të konsiderueshme serbe të vendosura jashtë këtyre komunave.

Qëllimi ynë është që vende të tilla të jenë të lidhura administrativisht dhe të përfshihen në njësitë e vetëqeverisjes lokale me shumicë serbe, dhe që këto njësi të arrijnë sa më shumë autonomi të jetë e mundur në lidhje me institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë.

Ne do të investojmë përpjekje të veçanta në krijimin e kushteve për mbijetesën e pakicës kombëtare gorane, si dhe në rivendosjen e njësisë së vetëqeverisjes lokale në zonat ku anëtarët e kombësisë gorane përfaqësojnë shumicën.

Ne do të mbrojmë institucionet tona arsimore, shëndetësore, sociale dhe kulturore në Kosovë, me theks të veçantë në Universitetin e Prishtinës me selinë e tij të përkohshme në Mitrovicë, dhe do të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare, si dhe asetet e Kishës Ortodokse Serbe”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti gjate takimit me afaristet nga struga e potencon edhe njehere se ska zgjedhje te parakohshme 6afb46620ae8f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti gjatë takimit me afaristët nga Struga e potencon edhe njeherë se ska zgjedhje të parakohshme

dosja e belinda ballukut spak demtoi buxhetin e shtetit 5 miliarde leke 6afb471db442f
Lajmi i radhës

Dosja e Belinda Ballukut, SPAK: Dëmtoi buxhetin e shtetit 5 miliardë lekë

Të fundit nga

ShkoLartë