Mexhiti: Funksioni i zëvendëskryeministrit nuk është i rregulluar me ligj

min lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sonte në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, e cila i referohet “marrëveshjes xhentëllmene” për postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, theksoi se është e vërtetë se kjo pozitë nuk është e rregulluar me ligj, siç nuk ka qenë as në të kaluarën, por është e rregulluar me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

“Ne kemi një marrëveshje. Unë jam zëvendëskryeministri i parë dhe këtë e ka shpjeguar edhe Kryeministri. Është e vërtetë që nuk është e rregulluar ligjërisht.

Dhe në të kaluarën zëvendëskryeministri i parë nuk ka qenë i ligjshëm, por është rregulluar me Rregulloren e Qeverisë, ku saktë thuhet se ka zëvendëskryeministër të parë dhe jam unë”, tha Mexhiti në “Top Tema”.

Mexhiti foli edhe për balancuesin ku tha se një angazhim i përbashkët rreth balancuesit, përveç përfaqësimit etnik, është që të ketë cilësi në përzgjedhje.

“Sepse realisht në të kaluarën për shkak të punësimeve partiake është lënë pas dore cilësia e administratës nga të dyja komunitetet”, shtoi Mexhiti.

Story i mëparshëm

Mexhiti: Edhe pse funksioni nuk është i rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë

Story i radhës

“10 mijë euro përkthimi në konferencë”, gazetarja zbulon detaje nga dosja e Beqajt: Ish-ministri e dinte që po bëhej aktivitet për të njëjtën gjë

Të fundit nga