Mexhiti fton Taravarin të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në: Nëse je VLEN nuk mund të bisedosh me Ahmetin

April 8, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se VLEN-i është formuar si antipod i BDI-së dhe se votat janë fituar për ta sjell ndryshimin.

“Meqë i kemi marrë votat, përgjegjësinë, duhet t’i dalim zot kësaj pune. Sepse asnjëri prej neve nuk i kemi fituar votat vet. As LD, as ajo gjysma e ASH-së, as Besa as Alternativa as VV por të gjithë bashkë dhe ka një kuantum votash të cilat nuk janë të përcaktuara partiakisht por kanë votuar për ndryshim për rotacion politik”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti tha nëse kemi parasysh këto fakte, dhe kur në kohë të vështira, sipas tij janë bërë bashkë, “nuk është mirë tash kur në kohë stabile të relaksime të ndahemi vet.

“Edhe publikisht e ftoj të reflektoj zotri Taravari është pjesë e VLEN-it e dëhsirojmë brenda VLEN-it, qytetarët kërkojnë që subjektet të shkrihen në një subjekt që të ketë dy tabore në kampin politik shqiptarë, ky është opsioni më i mirë”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti tha se ata e dëshirojnë që ASH e Taravarit të jetë brenda VLEN-it dhe se është koha e fundit që të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në.
“Nuk mund pra të jetë edhe pjesë e VLEN-it edhe të bisedon me BDI-në”, shtoi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

841 kundërvajtje rrugore, 214 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Mickoski: Jam shumë i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Tetovës, kërkoj publikisht rishikimin e punës së gjyqtarit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë