mexhiti fletearrestet e serbise kunder ish ushtareve te uck se nuk do te zbatohen me nga policia kufitare e maqedonise se veriut 67d5ac563ea48

Mexhiti: Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut

March 15, 2025
1 minut lexim

Fletëarrestet e Serbisë kundër ish-ushtarëve të UÇK-së nuk do të zbatohen më nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, thotë zv.kryeministrit Izet Mexhiti. Në një intervistë për Kosovapress ai thekson se është arritur marrëveshje politike për këtë çështje dhe se së shpejti do të ketë vendim për zgjidhje sistemore dhe të përhershme që ish ushtarët e UÇK-së mos të ndalohen në kufijtë e Maqedonisë së Veriut. Mexhiti thotë se ish-ushtarët e UÇK-së do të mund të lëvizin, pavarësisht lëshimit të fletëarrestit nga Serbia në Interpol.

– Advertisements –

“Një prej çështjeve që ka mbetur prej të kaluarës është arrestimi i ish-ushtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meqenëse Serbia është anëtare e Interpolit dhe Kosova nuk është, prandaj vazhdimisht i azhurnon listat e ushtarëve, dhe kjo mandej paraqet problem. Këtë problem nuk e kanë zgjidhur për 20 vjet pushtetet e kaluara apo partitë e kaluara shqiptare. Tash mund të them ekskluzive për juve se kemi marrëveshje politike në qeveri. Kemi marrëveshje politike që kjo të zgjidhet në mënyrë sistemore me modelin kroat, slloven dhe modelet evropiane. Dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt, po shohim vetëm cilin model të aplikojmë, dhe kjo do të jetë një zgjidhje sistemore, ligjore dhe e përhershme, ushtarët që të lëvizin lirshëm në Maqedoni, ashtu si lëvizin në vendet e Evropës. Kemi marrëveshje politike. Duhet ta bëjmë zgjidhjen ose në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ose në kuadër të qeverisë, ashtu si e ka zgjidhur Kroacia dhe Sllovenia”, deklaroi Izet Mexhiti, Zv.kryeministër i Parë. /Alsat.mk

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hiqni dore nga celulari dhe rimbushni trurin tuaj 67d5a85aac308
Story i mëparshëm

Hiqni dorë nga celulari dhe rimbushni trurin tuaj

temperaturat e larta kane mbushur perplot me qytetare parkun e qytetit 67d5ac926ddcc
Story i radhës

Temperaturat e larta kanë mbushur përplot me qytetarë Parkun e Qytetit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë