FB IMG 1766955227281

Mexhiti: Fitorja e madhe e Albin Kurtit, dëshmi e demokracisë së konsoliduar në Kosovë

December 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka përshëndetur fitoren e re të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, duke e cilësuar atë si një sihariq të madh për gjithë shqiptarët.

Në reagimin e tij, Mexhiti thekson se rezultati zgjedhor në Kosovë është edhe më i fuqishëm se ai i zgjedhjeve të kaluara, duke dëshmuar mbështetjen e vazhdueshme qytetare për politikat dhe vizionin e Albin Kurtit.

Sipas Mexhitit, zgjedhjet e mbajtura sot janë shembull i një procesi demokratik të mirëfilltë, me garë fer dhe të drejtë, çka tregon se Kosova tashmë ka ndërtuar një traditë të konsoliduar demokratike.

“Një sihariq i mirë vjen nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara”, ka shkruar Mexhiti.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i Çairit ka dërguar përgëzime të veçanta nga Shkupi, duke e quajtur atë “Shkupi i fitoreve”, dhe duke uruar Kurtin për suksesin e arritur.

“Ngа Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, përfundon urimi i Mexhitit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per nje muaj numri i personave qe vuajne nga semundje akute infektive u rrit me 29 2 perqind 695196924f9dc
Lajmi i mëparshëm

Për një muaj, numri i personave që vuajnë nga sëmundje akute infektive u rrit me 29.2 përqind

lazio dergon leter proteste ne serie a 6951a37546114
Lajmi i radhës

Lazio dërgon letër proteste në Serie A

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë