mexhiti fillimi i epokes se re per tetoven perurohet bulevardi modern vidoe smileski bato 67f2752de6f38

Mexhiti: Fillimi i epokës së re për Tetovën – përurohet bulevardi modern “Vidoe Smileski Bato”

April 6, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Izeti Mexhiti, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrat Durmishi, Pirinski dhe Limani, morën pjesë sot në Tetovë në një ngjarje me rëndësi të veçantë për të ardhmen urbane të qytetit – përurimin e fazës së parë të bulevardit “Vidoe Smileski Bato”.

Në një status në Facebook, Mexhiti theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi, duke e vlerësuar si një projekt të realizuar me efikasitet dhe vizion nga Komuna e Tetovës, nën udhëheqjen e Kryetarit Bilall Kasami.

“Bulevardi i ri jo vetëm që lehtëson qarkullimin dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së qytetarëve, por i jep qytetit një pamje që reflekton standardet më të larta të urbanizmit bashkëkohor”, u shpreh ai.

Ky projekt shënon një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë aktuale, duke treguar qartë se për herë të parë po realizohen projekte madhore në të gjithë vendin. Ministria e Mjedisit Jetësor ka pasur një rol kyç në këtë nismë, si pjesë e vizionit për zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë.

Në përmbyllje, Mexhiti u shpreh se ky është vetëm fillimi i një epoke të re për Tetovën dhe qytetet e tjera të vendit.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

bilall kasami sot promovoi bulevardin e ri te gjate 700 meter 67f2752bd1b70
Story i mëparshëm

Bilall Kasami sot promovoi bulevardin e ri, të gjatë 700 metër

kanosnin te mituren per publikimin e fotove kundrejt parave arrestohen tre shtetas ne kamez 67f27ace1d641
Story i radhës

Kanosnin të miturën për publikimin e fotove kundrejt parave, arrestohen tre shtetas në Kamëz

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë