Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në Daily Click në TV21 tha se tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe rezultatet e luftimit të kazinove. Mexhiti thotë se së shpejti në qeveri duhet të shfuqizohen disa kazino online.
“Në seancën e fundit të Qeverisë një vendim u soll pra që të prishet kontrata e objektit që është marrë me qira me shuma enorme, ku janë të involvuar funksionarë të lartë të ish-pushtetit, po ashtu edhe dy pika të tjera duhet të kalojnë në seancën e ardhshme të qeverisë, ku do të shfuqizohen vendimet për online kazinotë, dhe do t’i shpallet luftë biznesit të kazinove që punon në të zezë, në të egër, që është diku 50% i atij biznesi”, theksoi mes tjerash Mexhiti.
Burimi: tv21