Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duhet të heq dorë nga bisedimet politike me Bashkimin Demokratik për Integrim, përndryshe në këtë mënyrë ai nuk mund të vazhdoj të mbetet pjesë e VLEN-it. Kështu ka deklaruar për ALSAT zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, përcjell GAZETA.MK
Sipas Mexhitit, po bëhet e pa mundura që VLEN-i të mbetet kështu siç është, por kjo varet nga vendimi i Taravarit, se a do të qëndrojë në VLEN apo do të vazhdojë rrugën me BDI-në.
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti gjatë intervistës përballë gazetares Arta Tahiri gjithashtu ka thënë se Arben Taravari përmes deklaratave të tij të fundit, po tenton të huton votuesin e VLEN-it, duke shpalosur ide të cilat deri më tani janë të panjohura për teorinë politike.
Sipas Mexhitit, Taravari në zgjedhjet e radhës lokale dëshiron të futet në garë i vetëm dhe pavarësisht rezultateve në komuna të ndryshme, të kërkojë bashkëpunim me VMRO-në, LSDM-në, BDI-në dhe partitë tjera politike.