mexhiti bulevardi cvetan dimov do te kete 6 korsi dhe shteg per bicikleta do te kushtoje 10 milione euro 3 milione euro jane per shpronesim 68a4669cc85b1

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të ketë 6 korsi dhe shteg për biçikleta! Do të kushtojë 10 milionë euro, 3 milionë euro janë për shpronësim

August 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 gusht – Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot prezantoi planin për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair, përcjell TV21. Mexhiti tha se do të shtohen edhe dy korsi, me çka bulevardi gjithsej do të ketë 6 korsi, dhe shteg për biçikleta, ndërsa pjesa në mes të korsive do të jetë e destinuar për gjelbërim. Mexhiti tha se projekti do të kushtojë 10 milionë euro, prej të cilave 3 milionë janë paraparë për shpronësim.

“Dhe këtu jemi për projektin e bulevardit “Cvetan Dimov”, pra është pika më kritike në qytetin e Shkupit, për këtë ka projekt kryesor, dmth urbanistik, ka edhe studim për eksproprijim. Pat filluar edhe eksproprijimi, mirëpo nuk kishte vullnet nga Qyteti i Shkupit. Eksproprijimi është diku 3 milionë euro, ndërsa realizimi i projektit është diku 7 milionë euro. Dmth afër 10 milionë euro është zgjidhja e këtij problemi jetik për komunikacionin në qytetin e Shkupit. Nuk prishet asnjë shtëpi, prishen do terrasa, por edhe kur i kanë ndërtuar, e kanë ditur që do të vijë një ditë që do të zgjerohet ky bulevard. Siç i shihni pra objektet zakonisht janë terrasa, me vullnet të mirë, edhe për atë do të dëmshpërblehen, diku 3 milionë euro parashihen për eksproprijim, pra nuk do të mbetet asnjë qytetar…ë dëmtohet dhe të mos dëmshpërblehet. Është e paraparë të zgjerohet me 2 korsi. Pra bulevardi do të ketë 6 korsi, do të ketë gjelbërim në mes, trotuare dhe stazë për biçikleta dhe po ashtu pra, i ndriçuar tërësisht”, tha mes tjerash Mexhiti.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vijojne homazhet per pippo baudon nga amadeus tek michele placido rreth tete mije persona nderojne ikonen e televizionit italian 68a46529aed3b
Lajmi i mëparshëm

Vijojnë homazhet për Pippo Baudon/ Nga Amadeus tek Michele Placido, rreth tetë mijë persona nderojnë ikonën e televizionit italian

berisha kur shqiperia digjejedi rama i caktoi vetes pension 4 milione leke ne muaj 68a468337a34c
Lajmi i radhës

Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj

Të fundit nga

ShkoLartë