berisha kur shqiperia digjejedi rama i caktoi vetes pension 4 milione leke ne muaj 68a468337a34c

Berisha: Kur Shqipëria digjej,Edi Rama i caktoi vetes pension 4 milionë lekë në muaj

August 19, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit i ka caktuar vetes pensionin më të lartë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.



Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky vendim u mor në një kohë kur vendi digjej nga flakët.

Sipas Berishës, Rama ka përcaktuar për veten një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, që do të thotë rreth 48 milionë lekë në vit.

“Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT është vetëm 1.6 milionë lekë”, tha Berisha.

Ai theksoi se edhe presidentit i është caktuar një pension më i ulët, ndërsa pensioni i përcaktuar për Ramën është mbi 30 herë më i madh se mesatarja në vend.

“Ky është mashtrimi më i shëmtuar publik dhe një dëshmi e arrogancës së tij. E garantoj se kurrë nuk do ta gëzojë këtë pension,” u shpreh Berisha.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti bulevardi cvetan dimov do te kete 6 korsi dhe shteg per bicikleta do te kushtoje 10 milione euro 3 milione euro jane per shpronesim 68a4669cc85b1
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të ketë 6 korsi dhe shteg për biçikleta! Do të kushtojë 10 milionë euro, 3 milionë euro janë për shpronësim

apel per ndihme greta kryeziu nga kamenica ka nevoje urgjente per sherim 68a46a4f68d20
Lajmi i radhës

Apel për ndihmë: Greta Kryeziu nga Kamenica ka nevojë urgjente për shërim

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë