Mexhiti akuzon ministrat e partisë së tij për moszbatimin e zotimeve për administratën

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti akuzon ekzekutivin e kësaj partie për mos realizimin e 5 zotimeve kryesore nga programi zgjedhor në administratë publike. Sipas Mexhitit, ekzekutivi i 2 përqindëshit nuk arriti të realizojë asnjë nga 180 projektet e premtuara në disa sektorë, përfshi mbulimin e shpenzimeve për administratorë, avancimin e nëpunësve administrativ, certifikata e përkatësisë etnike, hapja e vendeve të reja të punës për përkthyer dhe lektor si dhe zbatimi i dygjuhësisë në të gjitha institucionet.

Nga BDI nuk kishin koment për akuzat e nënkryetarit të tyre. Ndërkohë Osmani në cilësinë e ministrit të Jashtëm, Fatmir Besimi në cilësinë e ministrit të Financave dhe Artan Grubi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë kanë paraqitur si të arritur të BDI-së përkrahjen makrofinanciare prej 100 milion eurove të propozuar nga Bashkimi Evropian duke e cilësuar si efekt i hapjes se negociatave dhe politikave të mira të Qeverisë dhe BDI-së.

Story i mëparshëm

​Shpëtimtarët bullgarë dhe pesë qen të përgatitur mbërrijnë në Turqi

Story i radhës

Legjenda e United me elozhe për mbrojtësin argjentinas

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez