Mexhiti: 2 Maji është zëri i dhimbjes dhe krenarisë, jehona e sakrificës që s’duhet të harrohet kurrë

May 2, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti në kujtim të 2 Majit, dita kur Karadaku është shpallur Zonë e Lirë në konfliktin e vitit 2001, ka thënë se sot jemi mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të cilët dhanë më të shtrenjtën nga vetja që ne të jetojmë me dinjitte.

Statusi i plotë i Mexhitit:

2 Maji nuk është veç një datë në kalendar. Është zëri i dhimbjes dhe krenarisë, jehona e sakrificës që s’duhet të harrohet kurrë. Është dita kur u shpall Zona e Lirë e Karadakut, që u vulos edhe një kapitull i ri i historisë sonë, një kapitull i shkruar me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.

Sot, përulemi me respekt përpara kujtimit të dëshmorëve që nuk u kthyen kurrë, përpara nënave që mbetën me plagë në zemër, dhe përpara atyre që me guxim e vendosmëri u bënë dritë në errësirën e vitit 2001. Ata nuk luftuan vetëm për të larguar një barrë, por për të sjellë shpresë, për të ndezur një flakë që sot mban gjallë idealin për liri, dinjitet dhe drejtësi.

2 Maji është kujtesë, por edhe amanet. Është thirrje për të mos harruar, për të reflektuar dhe për të mbrojtur me çdo kusht vlerat që u fituan me aq shumë mund. Është përgjegjësi që brezat e rinj ta dinë se paqja që gëzojmë sot, është trashëgimi e një lufte të madhe shpirtërore e fizike.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për të na ngritur! Le të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar, se vetëm të bashkuar e të vetëdijshëm, e meritojmë rrugën që ata na lanë trashëgim.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Taravari nga Sllupçani: Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!

Story i radhës

Janevska: Arsimi dhe shkenca këtë vit morën buxhet rekord prej 620 milionë euro

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë