mexhiti 2 gushti na kujton rendesine e barazise dhe bashkejeteses 6a6f4f21464b2

Mexhiti: 2 Gushti na kujton rëndësinë e barazisë dhe bashkëjetesës

August 2, 2026
1 minut lexim

Njëri nga liderët dhe Vlen-it dhe kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se, 2 Gushti na rikthen te vlerat që përfaqëson Republika e Krushevës: lirinë, barazinë dhe bashkëjetesën.

“Këto ideale mbeten themel mbi të cilin duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe multietnik.

Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë që këto vlera t’i shndërrojmë në realitet për çdo qytetar. Forca e shtetit qëndron në respektin e ndërsjellë, në mundësitë e barabarta dhe në përfaqësimin e drejtë të të gjitha etnive.

Në këtë ditë, ripërtërijmë përkushtimin tonë për një shoqëri ku sundon ligji, ku puna dhe merita vlerësohen, ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre dhe ku diversiteti ynë është burim force e zhvillimi.”, u shpreh ai.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raportohet se ronaldo dhe georgina do te martohen fundjaven e ardhshme ne madeira 6a6f4c7ac9da9
Lajmi i mëparshëm

Raportohet se Ronaldo dhe Georgina do të martohen fundjavën e ardhshme në Madeira

maqedonia qe u synua me ilindenin dhe maqedonia qe u ndertua 6a6f50711fa3a
Lajmi i radhës

Maqedonia që u synua me “Ilindenin” dhe Maqedonia që u ndërtua!

Të fundit nga

ShkoLartë