Methoxha e Ago: Duam 3 pikët e para!

October 18, 2022
min lexim

Shqipëria U-17 për vajza do të zhvillojë ditën e sotme sfidën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë. Prej ditës së shtunë, vajzat kuqezi nën drejtimin e trajnerit Agustin Kola janë grumbulluar në Durrës, ku kanë zhvilluar përgatitjet për tre sfidat e grupit B3.

Ndërkaq, ka qenë stërvitja e fundit për ekipin e Kolës, në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, teksa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipi është në gjendje mjaft të mirë dhe nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim të shfaqur nga futbollistet.

Në prag të kësaj sfide të rëndësishme, për mikrofonin e fshf.org, dy nga lojtaret e Kombëtares shpalosën objektivin e vetëm që kanë për këtë ndeshje. Era Methoxha dhe Klesta Ago kërkojnë të marrin vetëm 3 pikët dhe ta nisin sa më mbarë këto kualifikuese.

Methoxha, e cila mban edhe shiritin e kapitenes së ekipit thotë për fshf.org se skuadra do të futet në fushë vetëm për të marrë fitore, teksa ndalet edhe te kënaqësia që i jep veshja e fanellës kuqezi.

‘Jam shumë e lumtur që mora ftesë nga Kombëtarja dhe që jam kapitene e kësaj skuadre.

Sot kemi ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut dhe do futemi në lojë vetëm për të marrë 3 pikët dhe të dalim me fitore. Kemi luajtur më parë ndaj Maqedonisë dhe e njohim si ekip, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të futemi në fushë vetëm për të marrë 3 pikët. Më pas kemi edhe dy ndeshjet kundër Moldavisë dhe Kosovës dhe shpresojmë t’i fitojmë ato ndeshje dhe të dalim në vend të parë.

Fanella kuqezi? – Është shumë kënaqësi të luaj me këtë fanellë dhe ka qenë ëndrra ime që kur kam qenë e vogël që të luaj për Shqipërinë‘ – thotë Era Methoxha për fshf.org.

Ndërkaq, edhe Klesta Ago ritheksoi synimin që kanë vajzat kuqezi në këtë përballje të parë, teksa u shpreh e kënaqur që mori sërish ftesë nga stafi kuqezi, pas ftesës së parë në muajin maj.

‘Jam shumë e kënaqur që mora ftesë nga ekipi kombëtar. Nuk është hera ime e parë, por jam shumë e gëzuar që përfaqësoj ekipin kombëtar në këto kualifikuese.

Nesër synimi ynë i vetëm është të marrim tre pikët kundër Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj sfide kemi dhe dy ndeshje të tjera me Kosovën dhe Moldavinë. Objektivi ynë është të fitojmë grupin dhe të ngjitemi në Ligën A‘ – tha Klesta Ago.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Barcelona po synon trajnerin argjentinas si zëvendësues të Xavit

Story i radhës

Pedagogët nuk terhiqen nga kërkesat/ Bojkotojnë auditoret në ditën e dytë të vitit akademik

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë