meteori bie mbi nje shtepi ne shba shkencetaret eshte me i vjeter se vete toka 689af0a19ca26

Meteori bie mbi një shtëpi në SHBA, shkencëtarët: Është më i vjetër se vetë Toka

August 12, 2025
1 minut lexim

Një meteorit që së fundmi u rrëzua në një shtëpi në shtetin amerikan të Georgias është më i vjetër se vetë planeti Tokë, kanë konfirmuar shkencëtarët.

Shkëmbi hapësinor fluturoi nëpër qiell në mes të ditës më 26 qershor dhe shpërtheu, gjë që u regjistrua nga NASA.

Hulumtuesit nga Universiteti i Georgias analizuan fragmente të shkëmbit që shpoi çatinë e një shtëpie në qytetin McDonough.

Bazuar në analizë, ata përcaktuan se meteori është formuar më shumë se 4.6 miliardë vjet më parë, duke e bërë atë më të vjetër se planeti ynë.

Qindra pamje të topit të zjarrtë, të shoqëruara nga një zhurmë e fortë gjëmimi, u raportuan nga banorë të shumtë të Georgias dhe shteteve fqinje.

“Ky meteor i veçantë që hyri në atmosferë ka një histori të gjatë përpara se të godiste tokën e McDonough”, tha Scott Harris, gjeolog në Universitetin e Georgias.

Pronari i shtëpisë tha se vazhdon të gjejë copa pluhuri hapësinor rreth shtëpisë së tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillimisht i nxiten qente ne perleshje prokuroria jep detaje per vrasjen ne prizren 689aefb53960a
Lajmi i mëparshëm

“Fillimisht i nxitën qentë në përleshje”… Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren

shba ja shpall terroriste separatistet ne balocistan 689af0ddbebc5
Lajmi i radhës

SHBA-ja shpall terroristë separatistët në Baloçistan

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë