Meta zëvendëson verifikuesit e fakteve me “shënimet komunitare”

January 13, 2025
1 minut lexim

Meta ka vendosur të braktisë përdorimin e verifikuesve të pavarur të fakteve në Facebook dhe Instagram për ti zëvendësuar ato me “shënimet komunitare” që X përdor ku komentimi lidhur me vërtetësinë e postimeve i mbetet përdoruesve.

Përmes një videoje të publikuar në blogun e kompanisë javën e kaluar, shefi ekzekutiv i Meta Mark Zuckerberg tha se moderatorët e palëve të treta ishin politikisht të njëanshëm dhe kishte ardhur momenti që të kompania të rikthehej tek themelet e fjalës së lirë.

Lëvizja vjen ndërsa Zuckerberg dhe ekzekutivët e tjerë të teknologjisë po kërkojnë të përmirësojnë raportet me presidentin e zgjedhur Amerikan Donald Trump përpara se të marrë drejtimin e vendit këtë muaj.

Trump dhe aleatët Republikanë kanë kritikuar Meta për politikën e saj të kontrollit të fakteve duke thënë se është censurë ndaj zërave të djathtë.

Lidhur me ndryshimet, Trump tha gjatë një konference për mediat se ishte i impresionuar nga vendimi i Zuckerberg. I pyetur nëse Zuckerberg me këtë lëvizje i është përgjigjur kërcënimeve të Trump, ky i fundit tha: “Mbase.”

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nuk ka ‘prime’, por ka një surprizë në Big Brother VIP Kosova

Story i radhës

Remzi Mehmeti: Reagimi i Frontit Europian parandaloi shfuqizimin e gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë