remzi mehmeti reagimi i frontit europian parandaloi shfuqizimin e gjuhes shqipe nga gjykata kushtetuese 678579325b649

Remzi Mehmeti: Reagimi i Frontit Europian parandaloi shfuqizimin e gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese

January 13, 2025
1 minut lexim

Remzi Mehmeti në Klan Debat tha se emërimi i gjuhës shqipe si “gjuhë e përkthyer” nga kryeparlamentari Afrim Gashi është skandal i madh, duke thënë se kjo qeveri tentoi shfuqizimin e këtij ligji.

“Gjuhën shqipe, kryeparlamentari Afrim Gashi e quan gjuhë të përkthyer dhe kjo është skandal. Ne në të kaluarën edhe me z.Izet Mexhiti kemi rënë dakord që termi 20% duhet të hiqet sepse është ofendues dhe nuk kemi levizë nga ky parim, mirëpo kemi thënë që ligji i gjuhës duhet të respektohet kështu siç është sepse në kohën kur u miratua ishte maksimumi i asaj që mund të bëhej. Ndaj, tash në vend që të avancohet gjuha shqipe tutje, kjo qeveri tentoi shfuqizimin e saj dhe reagimi i Frontit Evropian me protesta bëri që ai vendim të anulohet”, tha Mehmeti.

Analisti Murat Aliu deklaroi se gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare, duke shtuar se me këtë ligj po manupulohet gjithmonë.

“Nuk e di unë ende a është gjuha shqipe zyrtare ose jo në RMV. Sepse nuk e kuptoj pse është shkru edhe ai sqarimi në kllapa për gjuhën shqipe. Ende nuk e kemi të qartë se për çfarë nene fliten që duhet të kontestohen, janë 3 apo 18 sepse me këtë ligjin e gjuhëve po manipulohet shumë”, tha Aliu.

Analisti Faton Mehmeti tha se gjuha shqipe në RMV është zyrtare, mirëpo nuk zbatohet siç duhet.

Fatoni “Politikanët po e përdorin sipas kohës këtë temën e gjuhës. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e barabartë me gjuhën maqedonase, mirëpo ngecim me zbatimin. Nuk është problemi tek nenet por tek implementimi, duhet të ndryshohet mentaliteti dhe të mos manupulohet më me këtë ligj”, tha Mehmeti.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

meta zevendeson verifikuesit e fakteve me shenimet komunitare 6785780420b0f
Story i mëparshëm

Meta zëvendëson verifikuesit e fakteve me “shënimet komunitare”

a do te sjelle mandati i dyte i trump nje te ardhme me te ndritur per maqedonine 678579f11c120
Story i radhës

A do të sjellë mandati i dytë i Trump një të ardhme më të ndritur për Maqedoninë?

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile
ShkoLartë