Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Meta uroi që shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi.
“Kënaqësi e veçantë për të uruar sot të gjithë besimtarëve myslimanë Zoti tua pranojë sakrificat, agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Shpresa le të rritet dhe të forcohet në zemrën e çdo shqiptari e sidomos të fëmijëve dhe të rinjve të këtij vendi për një ardhme më të mirë të gjithë së bashku. Gëzuar!”, u shpreh Meta.