Meta zbardh detaje nga marrëveshja që do nënshkruajë me Berishën: Bazohet në 2 pika kyçe

October 26, 2022
1 minut lexim

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për mediet ditën e sotme deklaroi se mbështet primaret edhe pse është një proces i vonuar sipas tij, që duhet të ishte bërë më parë. Ai theksoi se përgjegjësinë për primaret e mban Sali Berisha, pasi është ky i fundit që i ka ideuar, por shqiptarët presin vetëm fitoren.

Meta: Kam lavdëruar gjithmonë primaret. Duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz dhe fashist. Vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës dhe pluralizmit. Kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjësinë, që do të thotë se shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe Meta, por fitoren.

Prandaj është ai që mban përgjegjësinë se është ai që e ka ideuar. Është një proces i vonuar, megjithatë duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se kemi të bëjmë me një shtet fashist. I kam thënë sot Berishës që çdo kandidat që kandidon në primare dhe përpiqet të dëmtojë kolegun e tij, të largohet nga gara.

Jemi shumë të qartë dhe marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar i intereson gjithë shqiptarëve, jo vetëm opozitarëve. Është një binom i jashtëzakonshëm, primare dhe referendum. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhurata Dora në studio për projekte të reja muzikore

Story i radhës

Japonia ndihmon me grante Shoqatën e Grave Bletare në Skenderaj

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë