meta uron fiter bajramin mesazhi i tij me fjalet e kuranit 626edcbd0e507

Meta uron Fiter Bajramin, mesazhi i tij me fjalët e Kuranit

May 1, 2022
1 minut lexim

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimane, pasi sonte mbyllet Muaji i Ramazanit. Nesër festohet Fiter Bajrami, ndërsa kreu i shtetit në një postim në faqen e tij në Facebook, uron shëndet, lumturi dhe mbarësi në familjet shqiptare.

Meta uron gjithashtu për një që me besimin në Zot të shumëfishohen përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale.

Reagimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta:

“Mos e humb zemrën tënde. Mos bjer në dëshpërim. Ti do të jesh në krye, nëse je i vërtetë në besim.” –Kuran
Me fat Fitër Bajrami!

Me përmbylljen me sukses të përsosjes shpirtërore në Muajin e Ramazanit i bashkohem sonte urimit për agjërim dhe lutje të pranuara për çdo besimtar mysliman!

Shëndeti, lumturia, mirësia dhe mbarësia qofshin gjithmonë në familjet shqiptare!

Kur i gëzohemi begative që sjell Bajrami dhe i jemi falenderues Zotit për të mirat e sjella për ne, të mos harrojmë se në thelb të kësaj feste qëndron solidariteti dhe humanizmi.

Le të ndajmë begatinë, lumturinë dhe kujdesin me njëri-tjetrin dhe këdo që ka më shumë nevojë, për t’u bërë shembull i këtyre vlerave, që janë pjesë e traditave edhe të kombit tonë.

Të udhëhequr me besim në Zot të shumëfishojmë përpjekjet për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore dhe më të dhembshur, më të drejtë dhe më sociale, ku ka diell për të gjithë.

Siç na mëson edhe Kurani: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dita e punetoreve kurti hapen mbi 25000 vende te reja pune ne kosove 626edc109b62a
Story i mëparshëm

Dita e punëtorëve, Kurti: Hapen mbi 25,000 vende të reja pune në Kosovë

keto 4 shenja do te kene me shume para kete vere 626edd078f0b1
Story i radhës

​Këto 4 shenja do të kenë më shumë para këtë verë

Të fundit nga

ShkoLartë