Meta: Shqetësim, shlyerja e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve

Presidenti Ilir Meta priti këtë të martë në takim drejtoren Ekzekutive të Qendra “Konsumatori Shqiptar”, Ersida Teliti.

Kreu i shtetit u shpreh se ndanë disa vlerësime lidhur me shqetësimin e bërë publik, për vendimet jo transparente dhe abuzuese, siç i quan ai, të institucioneve financiare jo banka, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të konsumatorëve.

“Zonja Teliti më njohu më konkretisht me veprimet e parregullta të ndërmarra, në mungesë të plotë të transparencës dhe dijenisë për këto detyrime financiare, që po shkaktojnë një tronditje të rëndë ekonomike, sociale dhe psikologjike, duke cënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare.

E sigurova se do të ndërmarr të gjitha nismat e duhura, në bashkëpunim me Bankën Qendrore dhe institucionet e niveleve të tjera, në respekt dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të arsyeshme, gjithmonë në interesin e konsumatorëve shqiptarë”, u shpreh Meta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lopez: Do të flisnit ndryshe nëse Myrto Uzuni do shënonte 2 golat…

Story i radhës

INPO: Komuna e Prishtinës jo transparente, nuk publikon dokumentet dhe shpenzimet lidhur me “Fundjavën e Punës” në Pejë

Të fundit nga