meta shkurton stafin e reality labs 680baf71bf031

Meta shkurton stafin e Reality Labs

April 25, 2025
1 minut lexim

Meta shkurtoi një numër të paspecifikuar punonjësish në divizionin e saj Reality Labs konfirmoi një përfaqësues i kompanisë.

Shkurtimet prekin ekipet të cilat punojnë në Oculus Studios, divizioni i lojërave të Meta për pajisjet Quest, si dhe disa punonjës të përfshirë në inciativat harduerike të kompanisë.

Mes titujve të prekur janë Supernatural, loja VR e fitnesit që Meta e bleu për 400 milionë dollarë dhe me sukses u mbrojt nga një padi në gjyq nga autoritetet Amerikane për cënim të konkurrencës.

Disa ekipe brenda Oculus Studios po kalojnë nëpër ndryshime në strukturë dhe role që kanë ndikuar në madhësinë e ekipit”, tha zëdhënësja e Meta-s, Tracy Clayton, në një deklaratë.

Ndërsa shitjet e syzeve të mençura të Meta-s në bashkëpunim me Ray-Ban janë rritur më shpejt sesa priste kompania, shitjet e Quest-it vazhdojnë të kenë vështirësi. Quest 3S i fundit, i cili u lançua nga Meta vjeshtën e kaluar, aktualisht është në shitje me një ulje prej rreth 10 për qind në disa konfigurime. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

ngrihet alarmi per ballkanin pas deklarates se eurodeputetit kroat te ndalohet serbia pasi rrezikojme te 680bace2bea96
Story i mëparshëm

Ngrihet alarmi për Ballkanin pas deklaratës së eurodeputetit kroat: Të ndalohet Serbia, pasi rrezikojmë të…!

guardiola sezoni mund te kishte shkuar edhe me keq duam finalen e fa cup 680bb06879326
Story i radhës

Guardiola: Sezoni mund të kishte shkuar edhe më keq, duam finalen e FA Cup

Të fundit nga

ShkoLartë