Meta filloi një raund tjetër shkurtimesh të vendeve të punës në Instagram, WhatsApp dhe Reality Labs raportoi the Verge ditën e Mërkure.
Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi edhe për Reuters se po bënin ndryshime në disa ekipe si pjesë e një lëvizjeje për arritjen e objektivave strategjikë afatgjatë.
Që prej Nëntorit të 2022 Meta ka shkurtuar 21 mijë vende pune për të ulur kostot ndërsa Mark Zuckerbeg e ka quajtur vitin 2023 si viti i efikasitetit.
Ndërkaq aksionet e kompanisë kanë performuar mjaft mirë ndërsa janë rritur me 60 përqind. Në raportin e tre mujorit të tretë të vitit zbuloi se kishte tejkaluar pritshmëritë.
Shitjet e forta të reklamave kanë ndihmuar kompaninë të mbulojë kostot e investimeve në inteligjencën artificiale. Sa i përket raundit të shkurtimeve, the Verge nuk specifikoi numrin e punonjësve të prekur por tha se bëhej fjalë për shifra të ulëta.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al