Meta shkurton fuqinë punëtore për herë të tretë

Meta ka filluar një raund tjetër shkarkimesh ndërsa kompania vijon përkushtimin e saj ndaj “vitit të efikasitetit.”

Shkurtimet më të fundit janë raundi i tretë i largimeve nga puna. Kompania pritet të largojë 10 mijë punonjës përgjatë tre raundeve.

Nuk është e qartë sesa punonjës janë prekur nga raundi më i fundit, por shkurtimet edhe njëherë tjetër kanë shkuar drejt roleve që skanë të bëjnë me inxhinierinë.

Njerëz në marketing, komunikim dhe rekrutim kanë humbur vendet e punës sipas Reuters. Meta do shkurtojë 500 vende pune në Irlandë, ose afro 20 përqind të fuqisë punëtore në këtë vend.

Vitin e kaluar Meta nisi duke larguar 11 mijë punonjës ndërsa shefi ekzekutiv i kompanisë Mark Zuckerberg i përshkroi si vendimet më të vështira në historinë e Meta por të domosdoshme për të ecur përpara.

Shkurtimet e dyta të vendeve të punës që nisën në Mars të 2023 çuan në 21 mijë në total numrin e të larguarve. Shkurtimet e Meta kanë qenë ndër më të lartat në industri por nuk është e vetmja që ka marrë masa drastike. Amazon, Google dhe Microsoft kanë reduktuar fuqinë e tyre punëtore në mënyrë dramatike. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Francë, në vitin 2022 çdo 12 minuta është raportuar për një fëmijë të zhdukur

Story i radhës

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për mashtrimin në bankën ‘TEB’, mori 7 mijë euro kredi me dokumente false

Të fundit nga