Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur sot në presidencë ish-deputetin britanik Timothy Grogan.
Meta ka ndarë foto me Grogan teksa shkruan se e ka falënderuar për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mbështetjen për Shqipërinë.
“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, shkruan presidenti.
Grogan ndodhet në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.