Meta paditet në gjykatë për gjurmimin e përdoruesve

min lexim

Meta Platforms u padit në gjykatë për krijimin e një zgjidhjeje sekrete për të shmangur masat e aplikuara nga Apple vitin e kaluar për mbrojtjen e përdoruesve të iPhone nga gjurmimi i aktivitetit të tyre online.

Një padi u dërgua ditën e Mërkure në gjykatën federale të San Francisco ku dy përdorues të Facebook akuzojnë kompaninë për shmangien e rregullave të privatësisë së Apple aplikuar në 2021 dhe shkeljen e ligjeve federale për të dhënat personale.

Paditë janë bazuar në një raport të hulumtuesit të privatësisë së të dhënave Felix Krause i cili tha se aplikacionet Facebook dhe Instagram për iOS injektojnë kod JavaScript në uebsajtet që përdoruesit vizitojnë.

Krause tha se kodi lejonte aplikacionet të gjurmojnë çdo gjë që ata bëjnë një uebsajt, përfshirë fjalëkalimet.

Një përfaqësues i kompanisë tha se akuzat ishin të pavend dhe Meta do të mbrohej në gjykatë.

“Kemi dizajnuar shfletusit brenda aplikacioneve tona në mënyrë që të respektojnë privatësinë e tyre,” tha kompania përmes një deklarate.

Meta ishte shprehur se do të humbiste 10 miliardë dollarë të ardhura nga reklamimi në 2022 për shkak të ndryshimeve të Apple. Aplikacioni Facebook shmang kufizimet e vendosura nga Apple duke hapur lidhjet e faqeve të internetit duke përdorur një shfletues të integruar në aplikacion dhe jo shfletuesin e iOS.

Kështu Meta ndërhyn, monitoron dhe regjistron ndërveprimet e përdoruesit me palë të treta. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Befason Dani Alves

Story i radhës

Vidhen para dhe ar në vlerë rreth 700 mijë denarëve në një shtëpi në Ohër

Të fundit nga