Meta ka paditur kompanitë të cilat bënin biznes nën emrat HeyMods, Highlight Mobi dhe HeyWhatsApp për vjedhjen e mbi 1 milionë llogarive duke përdorur aplikacione jozyrtare të WhatsApp në Android raportoi Bleeping Computer.
Aplikacionet me maluerë ishte të disponueshme në disa uebsajte me APK e madje edhe në Google Play Store sipas padisë.
“Pasi viktimat instalonin aplikacionet e dëmshme, atyre ju kërkohej të vendosnin kredencialet e WhatsApp,” thuhet në padinë e bërë pranë Gjykatës së San Francisco.
Google Play Protect on Android can now detect and disable previously downloaded malicious fake versions of WhatsApp. We appreciate the help of Google for their continued work to prevent malicious apps from proliferating on Android devices.
— Will Cathcart (@wcathcart) July 11, 2022
“Aplikacionet ishin programuar për të marrë çelësat dhe informacionet e autentikimit të përdoruesve.”
Aplikacionet në fjalë janë “Theme Store for Zap” dhe “AppUpdater for WhatsPlus 2021 GB Yo FM HeyMods”. Ky i fundit është instaluar mbi 1 milionë herë në nga Google Play Store.
Shefi i WhatsApp Will Cathcart paralajmëroi përdoruesit të mos shkarkojnë aplikacione të rreme duke thënë se janë mashtrime dhe synojnë vjedhjen e informacioneve personale në telefonët e përdoruesve. /PCWorld Albanian