Bora që ka mbuluar sot Korçën ka joshur presidentin Ilir Meta.
Kreu i shtetit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dëshirën që do të donte të ishte sot në qytetin juglindor, i cili ka marrë një pamje piktoreske bardhësie.
“Ah sikur të isha sot përsëri në Korçë! Një fundjavë të mbarë për të gjithë!”, shkruan Meta.
Pak ditë më parë presidenti vizitoi Korçën, ndërsa postoi një video ku shfaqej duke recituar, për të cilën mori shumë komente.