Meta në SPAK: U thirra për CEZ-DIA, aktivizohet kur PS është në krizë

February 22, 2023
1 minut lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pranuar para mediave se është thirrur nga SPAK për çështjen CEZ-DIA. Sipas tij ky hetim ka nisur që në vitin 2019 dhe aktivizohet sa herë që Partia Socialiste është në krizë.

Meta shtoi se pritshmëritë e tij ishin që të dëshmonte për dhjetra çështje të tjera që ai ka dorëzuar prova pranë këtij institucioni.

Nuk është përgjegjësia ime që keni pritur këtu disa orë por mund t’ju përgjigjem me qetësi e dashuri. Kam patur një festë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur kryesisht në vitin 2019. Kjo s’është e rëndësishme që ta sqaroj, se dikur kam patur pritshmëritë që SPAK do ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sigurisht sa herë do ftohesha do të vija për çdo ­çështje. Ashtu sikurse e dinë që janë me dhjetëra kallëzime të mijat edhe kur kam qenë president për çështje të veçanta apo për denoncimin e Kuvendit dhe falsifikimit të firmës të kryetarit të kuvendit. Kishte të bënte me çështja të CEZ dhe DIA, është një çështje shumë e përsëritur dhe aktivizohet sa herë që rilindja është në krizë. Por gjithsesi, unë tregoj sjelljen time prej shtetari me transparencë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar.”- tha Meta.

Më herët kreu i PL, Ilir Meta deklaroi se ka bërë një sërë depozitimesh pranë SPAK dhe pret që të thirret për t’i ardhur në ndihmë drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia: Kemi të drejtë të mbrojmë veten me armë bërthamore

Story i radhës

Adrola Dushi: Luizi i ka dhënë kuptim Big Brotherit këtë vit

Të fundit nga

ShkoLartë