meta mohon te kete kercenuar evropen me mbylljen e facebook dhe instagram 6203ba33691e0

Meta mohon të ketë kërcënuar Evropën me mbylljen e Facebook dhe Instagram

February 9, 2022
1 minut lexim

Meta nuk ka dëshirë aspak të largohet nga Evropa. Kështu u shpreh kompania përmes një postimi në blog publikuar ditën e Marte pasi disa media raportuan se kishte kërcënuan me mbyllje të Facebook dhe Instagram në kontinent lidhur me paqartësinë e transferimit të të dhënave mes SHBA-ve dhe BE-së.

Kërcënimi i Meta erdhi në formën e një paralajmërimi gjatë prezantimit të raportit më të fundit financiar. Në dokument thuhet se kompania do ta kishte të pamundur të ofronte shumicën e produkteve dhe shërbimeve nëse nuk i lejohet transferimi i të dhënave në SHBA.

Meta ka lëshuar paralajmërime të ngjashme në të kaluarën por pa specifikuar Facebook dhe Instagram.

Në qendër të shqetësimeve të Meta është rrëzimi i marrëveshjeve Safe Harbour dhe Privacy Shield ku që të dyja janë goditur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë lidhur me frikën sesi të dhënat e përdoruesve Evropiane menaxhohen në serverët Amerikanë.

Sa i takon reagimeve në Evropë, shumica e ligjvënësve kanë mirëpritur një vendim të tillë të largimit të Meta. Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire kishte thënë se “jeta është më e bukur pa Facebook, e madje do të jetonim më mirë pa të.”

“Gjigantët e teknologjisë duhet ta kuptojnë se kontinenti Evropian do të rezistojë dhe është i gatshëm të afirmojë sovranitetin e tij,” tha Ai. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministrja donika gervalla shote galica e dyte e kombit shqiptar nuk ia ka friken serbise 6203ba2ead3cc
Story i mëparshëm

Ministrja Donika Gërvalla, Shote Galica e dytë e kombit shqiptar, nuk ia ka frikën Serbisë

ALI AHMETI
Story i radhës

BDI: Rritja e dyfishtë e pagës minimale rruga e duhur për standard më të lartë jetësor

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë