Meta largime masive nga puna

Meta ka filluar të shkurtojë stafin dhe riorganizojë ekipet në përpjekje për të shkurtuar kostot raportoi The Wall Street Journal. Kompania nuk dëshiron që të paraqesë këtë strukturim si largimet nga puna por në heshtje ka shkurtuar një numër të konsiderueshëm të stafit.

Nuk është e qartë sesa është numri i punonjësve të prekur. Sipas raportit Meta ka lejuar stafin që të aplikojnë për vende të reja pune, por kanë vetëm 30 ditë kohë.

Është sinjalizuar prek kohësh se Meta do të reduktojë stafin dhe të ndërpresë projektet përballë të ardhurave në rënie. Zuckerberg e ka përshkruar si një spirale ekonomike.

Ai u tha punonjësve se kompania po përballet me kohëra të vështira dhe kërkoi nga menaxherët të identifikojnë performuesit e dobët për ti larguar nga puna.

Dhjetëra punonjës nga kontraktorë të Meta janë njoftuar se vendet e tyre të punës janë eliminuar. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet shkupjani, dyshohet për disa vjedhje në zonën e Bit Pazarit

Story i radhës

Zbulohet e dashura e re e Cozmanit

Të fundit nga