Meta lançon syzet inteligjente Oakley

June 30, 2025
1 minut lexim

Pas disa muajsh spekulime, Meta zyrtarisht ka prezantuar syzet e reja inteligjente me Oakley. Syzet inteligjente kanë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë së Meta Ray-Ban dhe mund të regjistrojnë video 3K.

Modelet janë të bazuara në dizajnin HSTN të Oakley dhe përshhkruhen si produkti i parë i Meta dedikuar atletëve dhe fansave. Edicioni i limituar Oakley Meta HSTN me ngjyrë të artë kushton 499 dollarë dhe do të shiten prej datës 11 Korrik.

Pjesa tjetër e koleksionit do të mbërrijë drejt fundit të verës dhe kushtojnë 399 dollarë. Zyret kanë një kamër ballore, altoparlantë dhe mikrofonë. Përdoruesit mund ti përdorin ato për të dëgjuar muzikë, realizuar foto dhe dërguar apo pranuar thirrje telefonike.

Ato karakterizohen nga Meta AI, chatbotin me inteligjencë artificiale ku përdoruesit mund ti kërkojnë informacion apo ti kërkojnë të regjistrojë video.

Kanë një jetëgjatësi baterie prej 19 orësh. Gjithashtu karikohen 50 përqind për 20 minuta si dhe kanë një këllëf që ofron 48 orë jetëgjatësi baterie shtesë.

Syzet janë në gjashtë modele të ndryshme ngjyrash dhe formash. Ato do të shiten në SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Francë, Itali, Spanjë, Austri, Belgjikë, Australi, Gjermani, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Danimarkë. Në fund të vitit do të shiten edhe në Meksikë, Indi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

A$AP Rocky (mbase) zbuloi gjininë e bebit të tretë

Të fundit nga

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Grupi i teknologjisë së mbrojtjes Brave1, i mbështetur nga shteti ukrainas, ka nisur zhvillimin e municioneve kundër dronëve, të dizajnuara për të përmirësuar ndjeshëm shanset e goditjes së objektivave ajrorë. Fishekët prodhohen
ShkoLartë