A$AP Rocky (mbase) zbuloi gjininë e bebit të tretë

June 30, 2025
1 minut lexim

Gjatë premierës të filmit të animuar “Smurfs” që u mbajt në Bruksel të shtunën, më 28 qershor, A$AP Rocky, la të kuptohej se ai dhe Rihanna janë në pritje të një vajze. Reperi shoqëroi partneren e tij në tapetin e kuq, teksa gjatë një interviste për Entertainment Tonight, prezantuesi Kevin Frazier e pyeti Rocky-n:

“A është kjo vajza që ke pritur?”

Dhe ai u përgjigj i buzëqeshur:

“Po, vëlla, është.”

Më pas ai ngriti përpara kamerës një lodër Smurfette, personazhi i njohur që Rihanna e dublon në filmin e ri,  dhe shtoi:

“Kjo këtu, kjo pikërisht.”

Frazier u përgjigj duke qeshur:

“E di mirë se çfarë po të pyes!”, ndërsa Rocky vazhdoi të buzëqeshte, pa dhënë një pohim të qartë, por gjithsesi duke lënë të kuptohet se dyshja mund të jenë në pritje të një vajze.

Në premierën e Smurfs, Rihanna shkëlqeu me një fustan transparent, duke shfaqur me shumë elegancë barkun e rrumbullakosur.

Rihanna dhe Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA Athelston Mayers, 3 vjeç, dhe Riot, 22 muajsh. Çifti konfirmoi shtatzëninë e tretë në tapetin e kuq të Met Gala 2025 në maj. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

MAShT publikon rezultatet, 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Të fundit nga

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Grupi i teknologjisë së mbrojtjes Brave1, i mbështetur nga shteti ukrainas, ka nisur zhvillimin e municioneve kundër dronëve, të dizajnuara për të përmirësuar ndjeshëm shanset e goditjes së objektivave ajrorë. Fishekët prodhohen
ShkoLartë