Tërmet në Itali! Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit

June 30, 2025
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter u shënua pak pas mesditës në Napoli.
Tërmeti me epiqendër pranë Bacolit në zonën e Campi Flegrei, kishte thellësi rreth 5 km. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në 40 vitet e fundit në këtë zonë, sipas mediave italiane.
Pas tërmetit kryesor u regjistruan disa paslëkundje.

Lëkundjet u ndjenë në shumë zona të Napolit, përfshirë Fuorigrottën, Bagnolin, Agnanon, si dhe në komunat përreth si Bacoli, Pozzuoli dhe Giugliano.
Megjithë frikën për rrëshqitje shkëmbinjsh në Punta Pennata dhe pranë Kështjellës së Baia-s, fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.
Autoritetet lokale janë në gatishmëri dhe po bëjnë kontrollime në infrastrukturë dhe transport, ndërsa hekurudha dhe linjat lokale janë pezulluar përkohësisht për verifikime.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Të fundit nga

Meta lançon syzet inteligjente Oakley

Pas disa muajsh spekulime, Meta zyrtarisht ka prezantuar syzet e reja inteligjente me Oakley. Syzet inteligjente kanë dyfishin e jetëgjatësisë së baterisë së Meta Ray-Ban dhe mund të regjistrojnë video 3K. Modelet

Ukrainasit zhvillojnë municion kundër dronëve

Grupi i teknologjisë së mbrojtjes Brave1, i mbështetur nga shteti ukrainas, ka nisur zhvillimin e municioneve kundër dronëve, të dizajnuara për të përmirësuar ndjeshëm shanset e goditjes së objektivave ajrorë. Fishekët prodhohen
ShkoLartë