meta lancon aplikacionin ai per te konkurruar me chatgpt gemini dhe claude 6811d6a45ed10

Meta lançon aplikacionin AI për të konkurruar me ChatGPT, Gemini dhe Claude

April 30, 2025
1 minut lexim

Meta prezantoi ditën e Marte një aplikacion të dedikuar i cili do të konkurrojë me ChatGPT, Gemini dhe Claude. Duke i qëndruar rrënjëve të kompanisë, aplikacioni përmban edhe një kohështrirje sociale dhe opsionin për të marrë informacion nga profilet dhe postimet tuaja në rrjet sociale të kompanisë.

Meta AI ka opsione të ngjashme me chatbotët rivalë, përfshirë bisedat me tekst dhe zë, akses live në ueb dhe opsionin për të gjeneruar dhe edituar imazhe.

Gjithashtu përfshin edhe një kohështrirje Discover që shton elementin social në pyetjet që i drejtoni AI. Kompania e përshkruan si një hapësirë ku mund të ndani dhe eksploroni sesi të tjerët përdorin AI.

3bd2a9f0 2518 11f0 95f7 a1ace1a6

Në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re aplikacioni ka një modalitet bashkëbisedimi live. Njëlloj si në ChatGPT dhe Gemini, versioni i Meta ju lejon të dëgjoni dhe flisni në të njëjtën kohë duke dhënë një ton natyral bisedës.

Versioni në ueb i Meta AI përfshin veçoritë e reja të aplikacionit dhe kohështrirjen Discover. Ky version ka pak diferenca me atë mobil si është puna me dokumentet dhe eksportimi i tyre në PDF.

Aplikacionin Meta AI mund ta shkarkoni në App Store dhe Google Play.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

haradinaj opozita mund ta beje qeverine hamza dhe abdixhiku te pranueshem per kryeminister 6811d3da9400f
Story i mëparshëm

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

barcelona e pret sonte interin 6811d75bd2949
Story i radhës

​Barcelona e pret sonte Interin

Të fundit nga

ShkoLartë