meta introdukon opsionin e ri ne facebook vetem postimet e miqve pa reklama 67ee7848b6eeb

Meta introdukon opsionin e ri në Facebook: Vetëm postimet e miqve pa reklama

April 3, 2025
1 minut lexim

Meta ka vendosur të rikthejë një ndryshim të ri për përdoruesit e Facebook-ut, duke u mundësuar atyre të shohin vetëm postimet, historitë dhe videot e miqve të tyre në ‘feed’, pa shfaqur reklama apo rekomandime.

Ky veprim ka për qëllim të rikthejë “magjinë e miqve”, që është zbehur me kalimin e kohës për shkak të rritjes së reklamave dhe përmirësimit të platformave të tjera, si grupet dhe videot.

Ky ndryshim ka hyrë fillimisht në fuqi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa përdoruesit mund të personalizojnë cilësimet e tyre përmes një skede të re të quajtur “Friends”.

Sipas Meta-s, skeda “Miqtë” tani do të shfaqë kërkesat për miqësi, ditëlindje, postime, historitë dhe kërkesat nga miqtë e përdoruesve.

Meta ka theksuar gjithashtu se përkushtohet që rrjetet sociale të jenë vërtet “sociale”, dhe se do të prezantojë eksperienca më argëtuese dhe të thjeshta, që do të ndihmojnë përdoruesit të lidhen më lehtë me njëri-tjetrin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

digjet flamuri i kosoves ne beograd turp i madh para syve te botes 67ee771c8b750
Story i mëparshëm

Digjet flamuri i Kosovës në Beograd, turp i madh para syve të botës

scholz kritikon tarifat amerikane ky eshte sulm 67ee7adccf130
Story i radhës

Scholz kritikon tarifat amerikane: Ky është sulm

Të fundit nga

​Bie borë në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, aktualisht po bie borë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet një ndryshim i shpejtë në shtresat e ulëta dhe të mesme të atmosferës
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë