Meta i bashkohet Musk duke kërkuar bllokimin e shndërrimit të OpenAI në kompani fitimprurëse

December 17, 2024
1 minut lexim

Meta dërgoi një letër prokurorit të përgjithshëm të Kalifornisë të Enjten e kaluar duke i kërkuar që të ndalojë OpenAI të konvertohet në një kompani fitimprurëse, një lëvizje që sipas Meta do të ishte e gabuar “mund të çojë në një përhapje të startupeve të ngjashme që janë bamirëse deri në momentin që bëhen fitimprurëse.”

Letra nga Meta Platforms për prokurorin Rob Bonta u raportua nga Wall Street Journal dhe vjen pasi Elon Musk bëri një padi të ngjashme duke kërkuar bllokimin e konvertimit të OpenAI.

Meta thotë se OpenAI ka arritur të afrojë miliarda dollarë investime nën misionin e saj të parë “jo-fitimprurëse” dhe tani dëshiron të ndryshojë statusin e saj duke ruajtur të gjitha përfitimet që e sollën sot këtu ku është.

Vijon më tutje për të thënë se OpenAI nuk duhet të lejohet të shkelë ligjin duke marrë dhe ripërvetësuar asetet që ka ndërtuar si organizatë jo-fitimprurëse dhe përdorur ato për përfitime private të mëdha.

Letra kërkon që prokurori gjithashtu të hetojë praktikat e OpenAI në të kaluarën si OJF. Meta gjithashtu del në mbështetje të Elon Musk dhe Shivon Zilis të cilët kanë kritikuar këtë iniciativë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky truk iu mundëson të zgjidhni mandarinat më të ëmbla

Story i radhës

“I dhurohet çelësi i Prishtinës” Ali Ahmeti: Kosova dhe Prishtina janë në zemrën time (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë