Meta është goditur nga një gjobë prej 265 milionë eurosh sepse kishte dështuar të parandalonte grumbullimin e numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera të iliona përdoruesve.
Është gjoba e dytë lëshuar nga Autoriteti Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave pas një gjobe 405 milionë euro në Shtator. Në vetëm 18 muajt e fundit Meta është gjobitur me 1 miliardë euro.
Penaliteti ishte në përgjigje të rrjedhjes së të dhënave të 533 milionë përdoruesve të Facebook në Prill të vitit të kaluar. Ato të dhëna përfshinin numra telefoni, adresa e-mail, vendndodhje, informacione që mund të përdoreshin për sulme phishing apo të ngjashme.
Asokohe Meta fajësoi “aktorë të këqij” por autoritetet Irlandeze thanë se kompania nuk kishte përmbushur obligimet e GDPR.
Vitin e kaluar autoritetet gjobitën Meta me 225 milionë euro sepse nuk kishte treguar mënyrën sesi ndan të dhënat e përdoruesve Evropian të WhatsApp me Facebook. /PCWorld Albanian