Ilir Meta fajësoi bashkëshorten e tij gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, se veprimet e saj i ka bërë pa dijeninë e tij pasi është marrë vetëm me politikë dhe jo me pronat apo pasuritë si Kryemadhi.
Ish-prokurori Eugen Beci shprehet në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon bashkëshortët nuk kanë detyrimt të kallëzojnë njëri-tjetrin procedurialisht.
‘Thelbi është i marrëdhënieve që politikanë duhet të kenë me drejtësinë. Bashkëshortët nuk kanë detyrimin të kallëzojnë njëri-tjetrin. Kjo është pjesa proceduriale. Pjesa materiale, si do ti ta akuzosh nuk mjafton fjala jote, duhen prova.
Nuk mjafton nëse firmos me vetëdije apo pavetëdije. I mbetet besnik që vepra penale duhet të çojë te personi dhe jo personi te vepra. Sepse i bie të persekutosh dikë.’